Radio Televizioni Shqiptar dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit sjellin për herë të parë në ekran, konkursin e parë të gjuhës shqipe për klasat e nënta.
Vlerësimi i gjuhës shqipe si vlerë e kulturës sonë kombëtare, si mjet komunikimi, zhvillimi dhe vlerësimi i talenteve të nxënësve për të shkruar, recituar dhe për të prezantuar vjen në RTSH Shkolla me anë të konkursit kombëtar: Zhvillojmë aftësitë e shekullit XXI përmes gjuhës shqipe” me nxënësit e klasave të nënta.
Në konkurrim do të marrin pjesë 52 shkolla nga e gjithë Shqipëria ku do të finalizohen me një finale plot çmime e surpriza.
Premiera "Gjuha jonë sa e mirë”, do të jetë sot në orën 17:00 në RTSH Shkollë.
Ndërsa konkursi do të jetë çdo të martë dhe të enjte në orën 17:00 në RTSH Shkollë
Konkurset në shkollë janë të rëndësishme, ato motivojnë nxënësit që të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre, të përmirësojnë veten, të konkurrojnë në mënyrë të shëndetshme ndaj mos e humbisni konkursin në ekranin e RTSH Shkolla.
/rtsh.al/