“Andra në sirtar” ishte filmi i radhës i regjisorit më të ri në Kukës, Glejvis Lleshaj.
Historinë shumë aktuale, largimin e të rinjve kuksianë për në Mbretërinë e Bashkuar, e ktheu në një film me metrazh të shkurtër.
Glejvis na tregoi se si lindi ideja për të realizuar një film me tematikë të tillë.
“Një bisedë më një mikun tim që aktualisht edhe ai vetë është në Angli, më tregoi të gjithë eksperienën e tij. Kjo bisedë ishte një burim për një film që fatmirësisht po e finalizojmë sot”, tha ai.
Të gjithë aktorët që morën pjesë janë nga Kukësi. Për një pjesë të mirë të tyre është hera e parë që marrin pjesë në realizimin e një filmi.
Kjo premierë e filmit u shfaq mbrëmjen e djeshme në ambientet e pallatit të kulkturës “Hasan Prishtina”, mes shumë të pranishmëve.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/