RTSH 24 Live

Euro 2024

“Europiani 3D”, familja tiranase ‘pushton’ me ngjyrat kuqezi Hagenin e Gjermanisë: Besojmë te djemtë e kombëtares

16/06/2024

“Europiani 3D”, familja tiranase ‘pushton’ me ngjyrat kuqezi Hagenin e Gjermanisë: Besojmë te djemtë e kombëtares

Emisioni “Europiani3D” në RTSH1 solli mbrëmjen e sotme një familje tiranase e cila jeton në Hagen të Gjermanisë ka sjellë përshtypjet e saj. Përmes një lidhjeje direkte nga Hageni gazetari i njohur sportiv, Defrim Methasani solli atmosferën e familjes Gjata teksa theksoi se edhe “Europiani3D” ndiqet si një ndeshje e kombëtares”.

Dje jam mrekulluar nga qindra e mijë shqiptarë që u bënë bashkë dhe mediat gjermane na kanë vendosur notën 1, notën më të mirë.

Jemi shpallur tifozeria më e mirë e Europianit, dhe për këtë duhet të ndjehemi krenarë, si dhe për golin më të shpejtë që është shënuar ndonjëherë në Europian”, u shpreh gazetari Methasani.  

Nga ana e tij, kryefamiljari Gjata u shpreh për “Europianin3D” se “jemi shumë të kënaqur që Shqipëria erdhi më në fund në Gjermani. Ardhja e Shqipërisë këtu është një festë e madhe për ne. Kjo është si të fitosh një lotari. Të kualifikohet Shqipëria, të vijë në Gjermani, të luajë edhe në Dortmund, që kemi 15 minuta larg nga këtu, për ne ishte gjë shumë e bukur. Ndeshjen e kam parë në stadium, pas shënimit të golit ishte një mrekulli, pastaj u qetësuam pak”.   

Ai shtoi se tani shanset për Shqipërinë janë “minimale, por djemtë do të luftojnë. Shpresojmë për diçka

/rtsh.al/