RTSH 24 Live

Botë

Aleatët e NATO-s zgjedhin Mark Rutte si sekretar të përgjithshëm të ardhshëm

26/06/2024

Aleatët e NATO-s zgjedhin Mark Rutte si sekretar të përgjithshëm të ardhshëm

Aleatët e NATO-s zgjodhën këtë të mërkurë kryeministrin holandez, Mark Rutte, si shefin e ardhshëm të NATO-s. Rutte do të pasojë norvegjezin Jens Stoltenberg. Ai do të marrë funksionet e tij si Sekretar i Përgjithshëm nga 1 tetori 2024, kur mandati i Stoltenberg përfundon, pas dhjetë vjetësh në krye të Aleancës.

Emërimi i Rutte u bë një formalitet pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi javën e kaluar se ishte larguar nga gara, pasi nuk arriti të fitonte mbështetje. Mandati i Stoltenberg përfundon më 1 tetor.

Pasi deklaroi interesimin e tij për postin vitin e kaluar, Rutte fitoi mbështetje të menjëhershme nga anëtarët kryesorë të aleancës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

Të tjerët ishin më të rezervuar, veçanërisht vendet e Evropës Lindore, por ata përfundimisht u rreshtuan pas Rutte, një kritik i ashpër i presidentit rus Vladimir Putin dhe një aleat i vendosur i Ukrainës./ Reuters

/rtsh.al/