RTSH 24 Live

Botë

Lavrov ashpëron tonet në OKB: Perëndimi s’mund të luftojë ndaj një fuqie bërthamore si Rusia

2 orë para

Lavrov ashpëron tonet në OKB: Perëndimi s’mund të luftojë ndaj një fuqie bërthamore si Rusia

Tre ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin deklaroi një ndryshim në doktrinën bërthamore të vendit të tij, ministri i Jashtëm Sergey Lavrov akuzoi Perëndimin për përdorimin e Ukrainës – të cilën Rusia e pushtoi në shkurt të 2022-it, si një mjet për të provokuar dhe “për të mposhtur” Moskën strategjikisht, si dhe për të “tërhequr Evropën drejt vetëvrasjes”.

Unë nuk do të flas këtu për pakuptimësinë dhe rrezikun e vetë idesë së përpjekjes për të luftuar deri në fitore me një fuqi bërthamore, siç është Rusia”, tha Lavrov.

Në deklaratën e fundit të Putinit – i cili dukej se uli ndjeshëm pragun për përdorimin e mundshëm të arsenalit bërthamor të Rusisë – u pa si një mesazh për SHBA-në dhe vendet e tjera perëndimore ndërsa Ukraina kërkon miratimin e tyre për të goditur Rusinë me armë me rreze më të gjatë.

Nëse ata do t'i japin apo jo lejen Ukrainës për armë me rreze të gjatë, atëherë do të shohim se çfarë kuptimi kishin për atë që dëgjuan,” tha Lavrov në një konferencë shtypi pas fjalimit të tij të shtunën.

Administrata Biden njoftoi këtë javë një ndihmë ushtarake shtesë prej 2.7 miliardë dollarësh për Ukrainën, por ajo nuk përfshin llojin e armëve me rreze të gjatë që kërkon Zelensky si dhe dritën jeshile për t’i përdorur këto armë brenda Rusisë.

Spektri i kërcënimeve bërthamore dhe i konfrontimit është varur mbi luftën në Ukrainë që nga fillimi i saj.

Pak para pushtimit, Putini i kujtoi botës se vendi i tij ishte "një nga shtetet më të fuqishme bërthamore" dhe ai i vuri forcat e tij bërthamore në gatishmëri të lartë menjëherë.

Që atëherë, retorika e tij bërthamore është rritur dhe zbutur në momente të ndryshme.

/rtsh.al/