RTSH 24 Live

Botë

Baerbock: Destabilizimi i Libanit nuk është në interesin e Izraelit

3 orë para

Baerbock: Destabilizimi i Libanit nuk është në interesin e Izraelit

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e përshkroi situatën në Lindjen e Mesme pas vdekjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah si “jashtëzakonisht të rrezikshme” dhe shprehu kritika të qarta për veprimet e Izraelit.

“Ekziston rreziku i destabilizimit të të gjithë Libanit. Dhe kjo nuk është, në asnjë mënyrë, në interesin e sigurisë së Izraelit”, tha sot Baerbock për transmetuesin publik ARD.

Ajo tha se ekzistonte rreziku që i gjithë rajoni të tërhiqej më tej drejt një konflikti më të gjerë.

“Prandaj, Gjermania, së bashku me SHBA-në, Francën dhe disa vende arabe, kërkuan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, një armëpushim 21-ditor në Lindjen e Mesme për të arritur një zgjidhje diplomatike të konfliktit”, tha Baerbock.

“Tani ka ndodhur e kundërta”, tha ajo.

“Sipas logjikës ushtarake, operacioni po kryhet në funksion të shkatërrimit të terroristëve të Hezbollahut, kjo është një gjë. Por, logjika e sigurisë është një gjë tjetër”, tha Baerbock.


/ rtsh.al /