RTSH 24 Live

Euro 2024

EURO 2024, Grupi F, Gjeorgjia merr pikën e parë, pas barazimit me çekët

22/06/2024

 EURO 2024, Grupi F, Gjeorgjia merr pikën e parë, pas barazimit me çekët

Gjeorgjia mori pikën e saj të parë në EURO 2024, me një barazim 1-1 me Republikën Çeke.

Penalltia e Georges Mikautadze për lojë me dorë në goditjen e pjesës së parë e kaloi Gjeorgjinë në avantazh, por Patrik Schick, e goditi me gjoks topin që u fut në rrjetë.

Çekët, nënkampionët e 1996 dhe fituesit si Çekosllovakia në 1976, dominuan pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte më e barabartë dhe një barazim ishte rezultati më i drejtë.

Gjeorgjia bëri një paraqitje të fortë në debutimin e saj në turneun e madh europian, por humbi 1-3  me Turqinë , ndërsa çekët humbën 2-1 ndaj Portugalisë në ndeshjen e tyre hapëse.

Megjithatë 1/16-tat janë ende të arritshme nga të dyja palët. Favoritët e Grupit F, Portugalia dhe Turqia, përplasen në ndeshjen tjetër në Dortmund. 

Ndërsa në ndeshjen e fundit të grupeve të mërkurën, çekët do të luajnë me Turqinë dhe Gjeorgjia do të përballet me Portugalinë.

/ rtsh.al /