RTSH 24 Live

Euro 2024

Zelensky uron ekipin ukrainas për fitoren kundër Sllovakisë

21/06/2024

Zelensky uron ekipin ukrainas për fitoren kundër Sllovakisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka uruar ekipin kombëtar të futbollit për fitoren 2-1 ndaj Sllovakisë në Kampionatin Evropian në Gjermani.

“Besoni te njëri-tjetri. Ndihmoni njëri-tjetrin. Luftoni për njëri-tjetrin”, ka shkruar ai në kanalin e tij Telegram.

Ai tërhoqi paralele me mbrojtjen e vendit kundër pushtimit rus, i cili filloi më shumë se dy vjet më parë.

“Kjo është pikërisht ajo që po bën sot Kombëtarja e Ukrainës. Vazhdoni kështu, burra!”, shkruan ai.

Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e saj të parë në grup kundër Rumanisë, Ukraina fitoi sot me golat e Mykola Shaparenkos dhe Roman Yaremchukut.

Ukraina rriti shanset e saj për të arritur në 1/16-at, përpara ndeshjes së fundit të grupit kundër Belgjikës.

/ rtsh.al /