RTSH 24 Live

Kulturë

Elbasani mik pret edicionin e 26-të të festivalit të teatrove, pjesëmarrës nga vendi, rajoni e BE-së

08/10/2024

 Elbasani mik pret edicionin e 26-të të festivalit të teatrove, pjesëmarrës nga vendi, rajoni e BE-së

Qyteti i Elbasanit tashme prej 26 vitesh mik pret festivalin  teatror. Këtë vit organizatorët janë menduar që këtë event ta sjellin në një formë krejtësisht të ndryshme, duke e zhvilluar në vende të hapura publike ku spektatori të jetë pjesë e tij. 

Aktorët pjesëmarrës nuk janë vetëm nga Shqipëria por nga i gjithë rajoni dhe nga shtete të Bashkimit Evropian. Andonis Filipi regjisori dhe organizatori i Festivalit Teatror shprehet thekson rëndësinë e këtij projekti ku çdo vit kalon pritshmërit,

Froso Zagoraiou një ndër aktoret e festivalit ka ndarë  emocionet e saj me publikun elbasanas, teksa nuk nguron të rikthehet sërish me shfaqe të ndryshme teatrale.

Festivali Teatror është duke u mirëpritur nga qytetarë të Elbasanit duke e ndjekur atë ne vendndodhje  të ndryshme të qytetit. Ky festival do  të vazhdoje për  5 netë me radhë.

/RTSH/