RTSH 24 Live

Kulturë

Procesioni i festës së Zojës së Shkodrës, ecja shpirtërore nisi nga katedralja “Shën Shtjefni”

20/10/2024

Procesioni i festës së Zojës së Shkodrës, ecja shpirtërore nisi nga katedralja “Shën Shtjefni”

Besimtarët katolikë të Shkodrës kanë nisur kremtimet e festës së Zojës së Shkodrës ose Pajtores qiellore të qytetit. Procesioni i tyre në rrugët e zbukuruara të kryeqendrës së veriut shënoi fillimin e festës.

Ai nisi nga katedralja “Shën Shtjefni,” ndërsa pjesë e tij ishte edhe Kryeipeshkvi Koadiutor, Giovanni Peragine. Me figurën e lartësuar të Zojës së Shkodrës, besimtarët ndaluan në disa pika kryesore të qytetit. Famullitari Dom Vlash Palaj evidenton këtë lidhje të ngushtë të Shkodrës me këtë festë.

Famullia “Zoja e Shkodrës” ka programuar aktivitete dhe veprimtari 4-ditore për festën e Zojës së Shkodrës.

Gazetar: M. Gjini  

/RTSH/