RTSH 24 Live

Kulturë

Koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH- Babë e bir, dirigjenti Eno Koço dhe solisti Genti Koço vijnë me program të larmishëm

20/10/2024

Koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH- Babë e bir, dirigjenti Eno Koço dhe solisti Genti Koço vijnë me program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar solli për publikun artdashës koncertin e radhës në sallën e Universitetit të Arteve. Nën drejtimin e dirigjentit Eno Koço, ky koncert dhuroi emocione te publiku nëpërmjet një repertori të larmishëm.

Në harmoni të plotë artistike , por jo vetëm prezenca e të atit ndërsa i biri performon si solist në këtë koncert, përcolli emocione të forta. Violinisti dhe solisti Genti Koço, performoi koncertin për violinë të kompozitorit dhe dirigjentit klasik skocez, James loy Macmillan, i njohur në të gjithë Britaninë. Ky koncert i artistit skoces erdhi për herë të parë në Shqipëri, ndërsa solisti shqiptar, Genti Koço ka qenë si orkestrant në premierën e këtij koncerti në Glasgou.

Koncerti për violinë i MacMillan-it është shkruar në vitin 2009, në kujtim të nënës së tij. I ndërtuar në tre kohë: I - Valle, II - Këngë, III - Këngë dhe Valle, koncerti përçoi atmosferën e një vallëzimi midis virtuozitetit të violinës dhe ndërthurjes së gjallë të orkestrës, duke e çuar dëgjuesin në një udhëtim përmes një vorbulle emocionesh: të ëmbla, nostalgjike, festive dhe ankthin e kujtesës dhe humbjes.

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar, në vijim të stinës koncertore, do të sjellë për publikun artdashës eventin artistik të radhës.

/rtsh.al/