RTSH 24 Live

Kulturë

Komedia''Gruaja e Burrit Tim'' - Ngjitet në skenën e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër

20/10/2024

Komedia''Gruaja e Burrit Tim'' - Ngjitet në skenën e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër

Kjo fundjavë solli në teatrin “Zihni Sako” komedinë “Gruaja e burrit tim”, me regji të Kiço Londos. Komedia, e luajtur nga kasti i aktorëve të njohur, shkaktoi tek publiku Gjirokastrit të qeshura pafund. Ndërkohë aktorët pas shfaqjes vlerësuan prezencën dhe ngrohtësinë që marrin gjithmonë nga spektatorët.

Aktori Eglein Laknori, në prononcimin e tij për RTSH, u shpreh se publiku ka nevojë për shfaqje të tilla.

“U kënaq shumë, publiku na mirëpriti. Është emocion shumë i bukur, pasi unë jam mësuar me televizionin, por eksperienca me teatrin është e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Ngatërresat dhe keqkuptimet të realizuara me profesionalizëm dhe të transformuara në mënyre ironike nga aktorët, e bëjnë këtë komedi të këtë sukses të padiskutueshëm në çdo vend që shfaqet.

/RTSH/