Ndërsa ndodhen në Forumin Strategjik të Bledit, që po mbahet në Slloveni, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter, Lajçak zbulon se diskutuan për rundin e ri të bisedimeve të nivelit të lartë, që parashikohet të mbahet në shtator.
“Kisha një takim të rëndësishëm me kryeministrin Kurti sot në Bled. Çështja kryesore e takimit ishin përgatitjet e takimit të ri të nivelit të lartë në dialogu në shtator, me fokus në normalizimin e raporteve dhe zbatimin e marrëveshjes së 3 qershorit”, shkroi Lajçak në X.
/rtsh.al/