RTSH 24 Live

Letërsi

“Dhimbje shpirtit”, promovohet libri i katërt i autores shkodrane, Marjana Sulejmani

12/06/2024

“Dhimbje shpirtit”, promovohet libri i katërt i autores shkodrane, Marjana Sulejmani

Në Qendrën Rinore “Atelie” u promovua libri me poezi “Dhimbje shpirtit” i autores Marjana Sulejmani. Edhe pse prej vitesh larg Shkodrës, ajo nuk shkëputet asnjëherë nga rrënjët e saj.

Autorja shkruan në gegërishten e bukur ku e ndien se poezitë kanë një muzikalitet të veçantë po aq sa edhe të dashur për lexuesin.

"Secili nga ne ka kaluar dhimbje, asnjeri prej nesh nuk mund të konceptojë atë dhimbej deri në një moment që mund ta fantazojë sikur e ka kaluar edhe vetë. Mesazhi që dua të përcjell është që edhe pse dhimbja lë plagë, të lihet tek e kaluara dhe të vijojmë jetën e momentit”, u shpreh Sulejmani.

Poeti shkodran David Boseta, si redaktor i këtij libri shprehet mbi forcën shprehëse të vargjeve të Marjanës.

Është i veçantë dhe interesant pasi luan shumë me ngjyrat dhe klasiken, dhe kjo  e bën të ketë ato shpërthimet e sa j të cilat tek lexuesi vijnë me një kërshëri tepër të bukur dhe me vlerë”, shprehet ai.

Ky është libri i katërt i autores shkodrane Marjana Sulejmani. Gjatë aktivitetit të organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës u interpretuan vargje poetike si dhe u trajtuan aspekte të ndryshme të poezisë.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/