RTSH 24 Live

Ekonomi

Buxheti i ri, Hitaj: Taksim për profesionet e lira. Do të goditet shtresa e mesme | "3D" në RTSH

07/12/2023

 Buxheti i ri, Hitaj: Taksim për profesionet e lira. Do të goditet shtresa e mesme | "3D" në RTSH

I ftuar në emisionin "3D" në RTSH të Alban Dudushit, gazetari Arbër Hitaj ka radhitur ato që ai i konsideroi "pika të dobëta të buxhetit 2024".

Sipas tij kryesorja është bujqësia. "Kemi reduktim të fondeve për bujqësinë, të cilën e ka pranuar vetë ministrja Denaj, por që edhe mund të rishikohet në korrik" tha Hitaj. 

Si shqetësim të dytë ai përmendin taksimin e profesioneve të lira. "Do të goditet pjesa më e shëndoshë e shoqërisë, shtresa e mesme që ka Shqipëria, gazetarë, kameramanë, fotografë, gjë që nuk ka ndodhur më parë" tha gazetari Arbër Hitaj.

/ rtsh.al /