RTSH 24 Live

Sociale

''Buka me vete'' - Prindërit ndajnë përvojat, ja çfarë rekomandojnë nutricionistët

20/09/2024

''Buka me vete'' - Prindërit ndajnë përvojat, ja çfarë rekomandojnë nutricionistët

Ky mesazh që mësuesja e klasës së pestë u dërgon prindërve, tërheq vëmendjen lidhur me produktet e pashëndetshme që u japin si vakt me vete fëmijëve të tyre. Nga vëzhgimi i bërë nga RTSH prindërit e pyetur shfaqin qëndrime të ndryshme.

Disa nga prindërit përqafojnë projektin "Ushqimi i shëndetshëm në shkolla" për pilotimin në disa bashki të vendit. Dietologët këshillojnë një listë me ushqime të shëndetshme, ndërsa problem mbetet paragjykimi për fëmijët që marrin ’’bukë me vete’’.

Duke dashur t’u plotësojnë tekat fëmijëve, prindërit shpesh herë bëjnë zgjedhje të gabuara, që ndikojnë jo mirë në shëndetin e fëmijëve në të ardhmen. 

/RTSH/