Thuhet se vjeshta është stina e preferuar e piktorëve. Një koloni e tyre në Shkodër zgjodhën të hedhin në telajo detaje të saj. Rruga e Gjuhadolit në zonën muzeale të qytetit ishte një nga pikat ku ndaluan artistët.
“Për mua është hera e parë që pikturoj këtu në Shkodër dhe bëj një peizazh urban. Shkodra ka ruajtur shumë traditën”, u shpreh Sadik Kasa, piktor.
Iniciativa të tilla janë të rëndësishme për promovimin e mëtejshëm të qytetit sipas organizatorit Tom Therçaj.
Shumë piktorë nga e gjithë hapësira shqiptare për katër ditë me radhë po realizojnë ndoshta peizazhet e tyre më të veçanta në qytetin ku lindi piktura, Shkodrën e Idromenos.
/RTSH/