RTSH 24 Live

Sociale

“Agro Fest” në Gurin e Zi - Produktet lokale të zonës në fokus të aktivitetit

10/11/2024

“Agro Fest” në Gurin e Zi - Produktet lokale të zonës në fokus të aktivitetit

“Agro Fest” ka mbledhur në Gurin e Zi operator turistik, fermerë dhe banorë të zonës në një festë ku në fokus ka qenë promovimi i resurseve natyrore dhe produkteve të kësaj zone në Bashlinë e Shkodrës.

Për operatorët turistik të zonës të tilla aktivitete nxisin interesin e turistëve për tu njohur me resurset natyrore që për Rragamin në këtë zonë janë të veçanta. E trashëguar brez pas brezi puna me tezgjah nga gratë e zonës është një nga vlerat e veçanta të kësaj zone në Shkodër.

Guri i zi, njësia administrative e cila është vetëm 10 minuta larg Shkodrës mbart vlera të veçantë jo vetëm ne produktet bujqësore të zonës por edhe për bukuritë natyrore dhe historike mes të cilave Rragami me daljen në liqenin e Vau Dejësit por edhe me historinë e zonës siç është shpella e Gajtanit.

Gazetar: M Gjoni

/RTSH/