Policia e Shtetit ka publikuar pikët për 38 kandidatët që kanë marrë pjesë në konkurrim për drejtor të policive në qarqe, ndërsa tre të tjerë nuk janë paraqitur fare në konkurrim.
Sipas Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistave me secilin kandidat është bërë edhe pikëzimi i tyre, ku në krye renditet Vilson Bala me 91 pikë, ndërsa kandidatët Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu nuk u paraqitën në fazën e intervistës.
Gaza për drejtorët e policive të 12 qarqeve të vendit u hap pas zgjedhjes së Drejtuesit të Policisë së Shtetit Ilir Proda. Edhe për drejtorët e policive në qarqe kërkohet pastërtia e figurës së kandidatëve, e cila do të verifikohet nga një Komisioni i Posaçëm, i cili është ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Pas pikëzimit të kandidatëve për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore”, Policia e Shtetit shprehet se “konkurrentët kanë të drejtën e ankimimit brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit me vlerësimin përfundimtar të secilit”.
Sipas pikëzimit 5 kandidatët më të vlerësuar janë:
- Vilson Bala 91.00 pikë
- Elidon Çela 87.33 pikë
- Elton Alushi 85.33 pikë
- Fatmir Lleshaj 82.33 pikë
- Fatmir Hoxha 79.67 pikë
/rtsh.al/