Në bibliotekën e Elbasanit është promovuar libri “Bibliografi Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Autori i librit është studiuesi dhe hulumtuesi Hysen Dizdari i cili në 30 vjet ka studiuar jetën dhe veprat e Heroit Kombëtar.
Ky libër synon të nxisë të rinjtë të studiojnë historinë e Skënderbeut por nga ana tjetër t’u vijë në ndihmë edhe nxënësve në shkolla.
Shkrimtari Hysen Dizdari ngre si problematikë uljen e interesit nga të rinjtë në lexim e librave të historisë.
Largimin e të rinjve nga libri, e shpreh edhe shkrimtari Hyqmet Zane, i pranishëm në promovim.
Promovimi i librit “Bibliografi Gjergj Kastrioti Skënderbeu” do të vazhdojë turin në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
/rtsh.al/