RTSH 24 Live

Aktualitet

"Atdheu ka nevojë për ty!" vazhdon rekrutimi për të rinjtë në Forcat e Armatosura Shqiptare.

18/03/2023

"Atdheu ka nevojë për ty!" vazhdon rekrutimi për të rinjtë në Forcat e Armatosura Shqiptare.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka përsëritur të shtunën thirrjen drejtuar të rinjve shqiptarë për të zgjedhur Forcat e Armatosura Shqiptare, si një mundësi shumë e mirë karriere.

Në pikën e Rekrutimit, të vendosur në qendër të Tiranës, nga artistët e Orkestrës Sinfonike te Forcave te Armatosura, përmes performancave të tyre u përcoll një ftesë tek të gjithë të rinjtë. 

"Atdheu ka nevojë për ty!" shkruhet në një faqe të posaçme në internet, ku paraqiten formularët që duhet plotësuar.

Që nga 1 marsi ka nisur rekrutimi për të rinjtë në Forcat e Armatosura Shqiptare. "“Bëhu versioni yt më i mirë”, sepse në të vërtetë ata qytetarë që shërbejnë në Forcat e Armatosura përveç trajtimit dinjitoz kanë kredon t’i shërbejnë një vendi dhe mbrojtjes, sigurisë dhe paqes sidomos në një kohë kur paqeje dhe siguria janë bërë kryefjala e botës" tha me këtë rast ministri Peleshi.

 

/ rtsh.al /