RTSH 24 Live

Aktualitet

Kampionati Ndërkombëtar i Shahut, Begaj: Ngjarje e madhe për Shqipërinë!

26/04/2024

Kampionati Ndërkombëtar i Shahut, Begaj: Ngjarje e madhe për Shqipërinë!

Presidenti Bajram Begaj kreu lëvizjen e parë simbolike në Kampionatin Ndërkombëtar të Shahut që mblodhi në Durrës 350 talente nga e gjithë bota në moshat 8-12 vjeç, duke inauguruar çeljen e këtij aktiviteti.

Kreut të Shtetit e cilësoi si  një ngjarje e madhe për Shqipërinë. Zoti Begaj tha se aktivitete të tilla janë një përpjekje për të sjellë më shumë kulturë dhe më shumë përkushtim ndaj një sporti të veçantë për gjeneratën e re . 

"Vendi ynë ka mundësi të tregohet si organizator mbarëkombëtar e si mikëpritës jo vetëm i Samiteve dhe Ministerialeve, por edhe i aktivitete promovuese të talenteve ndërkombëtarë të sporteve” tha zoti Begaj. 

“Fëmijët janë e ardhmja dhe është shumë e rëndësishme promovimi dhe vlerësimi i tyre”, theksoi Presidenti, i cili konfirmoi përkushtimin për afrimin e fëmijëve dhe të rinjve me sportin.  Ai uroi që nga ky kampionat të dalin kampionët e ardhshëm të shahut botëror.

Në Kampionatin Ndërkombëtar të Shahut në Durrës morën pjesë 350 fëmijë nga e gjithë bota, nga të cilët 60 janë nga Shqipëria.

/ rtsh.al /