RTSH 24 Live

Aktualitet

Po pushonte në Zvërnec, ndërron jetë turistja gjermane

07/05/2024

 Po pushonte në Zvërnec, ndërron jetë turistja gjermane

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë kur rreth orës 14:00  një turiste gjermane është dërguar në spital pa shenja jete.

41-vjeçarja me iniciale L.K dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale teksa po pushonte në një kamping në Zvërnec.

Rreth orës 14:00, në spitalin rajonal të Vlorës, është dërguar pa shenja jete shtetasja gjermane L. K., 41 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

/rtsh.al/