RTSH 24 Live

Aktualitet

U la në burg pa afat, Erdgys Arrazi paraqitet në gjendje të rënduar emocionale në Gjykatë

07/05/2024

U la në burg pa afat, Erdgys Arrazi paraqitet në gjendje të rënduar emocionale në Gjykatë

Në gjendje të rënduar është paraqitur në Gjykatë 31-vjeçari Erdgys Arrazi, ku u paraqit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Bëhet me dije se para togave të zeza, ai ka deklaruar se nuk ishte në gjendje të fliste për shkak të gjendjes emocionale, ndërsa sot, pas 3 ditësh, u mbyllën kërkimet për trupat e bashkëshortes së tij, Alma Arrazi dhe 3 fëmijëve të mitër, të cilët dyshohen se u vetëmbytën në lumin Buna.

Ndërkohë avokati mbrojtës i 31-vjeçarit, Blerim Bazhdari kërkoi lirimin e tij me argumentin se nuk ka prova që vërtetojnë se Arrazi kishte ushtruar dhunë në familje, siç pretendon policia dhe prokuroria.

Pala mbrojtëse paraqiti një prej recetave mjekësore të Alma Arrazit që, sipas avokatit, vërteton se 39-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Receta është lëshuar nga mjeku Gjon Preçi me firmën dhe vulën e tij, ndërkohë avokati Bazhdari i ka komunikuar pak përpara seancës Arrazi gjetjen e trupit të fëmijës së tretë, djalit të vogël 3 vjeçar, informacion i cili e ka rënduar psikologjikisht 31 vjeçarin. Pala mbrojtëse hodhi poshtë edhe pretendimet për dhunë psikologjike.

Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të palës mbrojtëse, Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg pa afat” për 31-vjeçarin.

/rtsh.al/