RTSH 24 Live

Aktualitet

Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia ndalon 2 persona: Ushtruan akte të dhunshme

26/04/2024

Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia ndalon 2 persona: Ushtruan akte të dhunshme

Policia ka bërë të ditur se ka ndaluar dy protestues të Aleancës për Mbrotjen e Teatrit për tubimin e sotëm para Bashkisë së Tiranës.

Sipas policisë, janë ndaluar dy persona 36 dhe 40 vjeç të dy banues në Borizanë të Krujës. Ata akuzohen për goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrimit të pronës me zjarr.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, sot më datë 26.04.2024, në orën 08:00, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestave të datave 11.04.2024 dhe 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasit:

- A. M., 36 vjeç, dhe L. N., 40 vjeç, të dy banues në Borizanë, Krujë, për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr", kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë protestave të zhvilluara më datë 11.04.2024 dhe 19.04.2024, kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, kanë hedhur lëndë piroteknike e molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Bashkisë së Tiranës.

/rtsh.al/