RTSH 24 Live

Aktualitet

Laert Sallaku, oficeri më i ri në NYPD, shqiptari u rendit i pari mes 600 të diplomuarve

07/05/2024

Laert Sallaku, oficeri më i ri në NYPD, shqiptari u rendit i pari mes 600 të diplomuarve

Ndryshimet në jetë i kaloi me sukses, edhe pse në një moshë të re Laert Sallaku që emigroi në Shtetet e Bashkuara ja doli dhe sot ai është oficeri më i ri i sapo diplomuar i policisë së Nju Jorkut.

Mes 600 oficerëve të sapo diplomuar, Laert Sallaku, u rendit i pari me rezultatin 99.6 përqid, dhe në ceremoninë, ai tregoi rrugëtimin e tij, që nisi në shkollë të mesme.

Rrugëtimi im për tu bënë një oficer i Nju Jorkut filloi rreth 6 vite më para kur në moshën 17-vjeçare emigrova në Nju Jork. Si  një emigrant i ri u përballa me diversitetin dhe karakterin gjithëpërfshirës të qytetit ku menjëherë u ndjeva i pranuar dhe se e kisha vendin këtu”, tha Sallaku.

Në ceremoninë e diplomimit të oficerëve nuk mungoi edhe kryebashkiaku i Nju Jork-ut Erik Adams i cili nuk mungoi të përshëndesë me simbolin e shqiponjës dy krenare.

/rtsh/