Analisti Neritan Alibali, i ftuar në studion e emisionit “3D nga Albana Dudushi” në RTSH u shpreh se Kurti po luan tek vija e kuqe. Sipas tij veprimet e kryeministrit aktual të Kosovës po çudisin ndërkombëtarët dhe partneret për të zgjidhur problemin që ai ka hapur.
“Kurti luan tek vija e kuqe, Kurti luan politikën e faktit të kryer , bën veprime që çudisin ndërkombëtarët, reagojnë partnerët fortë dhe pastaj krijohet një proces për të zgjidhur problemin që ka hapur Kurti dhe jo me kot Vuçiçi ka ardhur në konkluzionin që perëndimi dhe Kurti luajnë “polici i mirë, polici i keq”, u shpreh Alibali.
/rtsh.al/