Juristi Neritan Alibali, në emisionin ‘3D’ në RTSH deklaroi se dinari dhe Banjska në selinë e OKB-së nuk kishin të njëjtën peshë.
Sipas tij, qëllimi që Serbia thërri mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ishte në dukje për të denoncuar Kosovën, por më shumë qartazi duket se kishte të bënte për ta shfrytëzuar këtë mbledhje për politika të brendëshme.
“Vuçiq mendoi se do të krijohej një bllok mes Rusisë dhe Kinës, bashkë me SHBA-në dhe fuqitë e tjera kundër Kosovës. Ambasadorja tha se çështja e dinarit është bërë pa konsultime me popullsinë lokale. Aleatët perëndimor nuk e diskutojnë se dinari do të dalë jashtë Kosovës zyrtarisht, por duhet koha e duhur. Kemi dëgjuar se aleatët e bën copë Kosovën për këtë veprim. Por nuk është kështu. Nuk më impresionoj fjalimi i Kurtit, por doli çështja e dinarit dhe e Banjskës. S’kanë peshë të barabartë. Të gjithë aletatët e Kosovës thanë duhet plan më i mirë. Por dënuan Banjskën.”, tha Alibali.
/rtsh.al/