RTSH 24 Live

Kosovë

Raporti, KE kërkon nga Kosova e Serbia zbatim e marrëveshjeve

11 orë para

Raporti, KE kërkon nga Kosova e Serbia zbatim e marrëveshjeve

Komisioni Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre.

Sipas raportit, marrëveshja e Ohrit është ligjërisht obliguese dhe se formalitetet rreth miratimit të saj nuk duhet të pengojnë zbatimin.

Normalizimi i marrëdhënieve, konsiderohet kusht thelbësor në rrugën evropiane si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Të dyja palët rikujtohen se në mungesë të progresit, të dyja palët rrezikojnë të humbin raste të rëndësishme.

Në raport, KE i kushton një kapitull të veçantë në veri, ku cilësohet se tensionet gjatë këtij viti mbetën të larta.

Gjithashtu nga ana tjetër, Kosova kritikohet se ka kryer aktivitete në veri të cilat, cilësohen se janë në kundërshtim me detyrimet e saj në kuadër të dialogut. Ndërsa Serbia kritikohet për hapat e pamjaftueshëm të Serbisë për të marrë përgjegjësi për sulmet në Banjskë.

Sa i përket aplikimit për marrjen e statusit të kandidatit, të cilin Kosova e ka dorëzuar në dhjetor të vitit 2022, KE shprehë gatishmërinë që të përgatitë opinion për këtë aplikimin, sapo këtë ta kërkojë Këshilli i BE-së.

KE konfirmon se masat ndëshkuese ndaj Kosovës kanë mbetur në fuqi, ndonëse kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrel ka rekomanduar heqjen e këtyre masave.

/rtsh.al/