RTSH 24 Live

Kosovë

BE: Serbia ka shkelur detyrimet e dialogut me Kosovën

16 orë para

BE: Serbia ka shkelur detyrimet e dialogut me Kosovën

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se Serbia ka bërë shkelje të detyrimeve nga dialogu me Kosovën, me projektligjin e propozuar të qeverisë për shpalljen e Kosovës zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për organizimin dhe juridiksionin e autoriteteve gjyqësore në ndjekjen e veprave penale në Kosovë.

Zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali i ka bërë apel autoriteteve të Beogradit që të rishqyrtojë projektligjin, konform obligimeve që i ka ky shtet në proceset e integrimeve evropiane.

“BE-ja i kujton Serbisë se ajo është e detyruar ndaj të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut si pjesë integrale e integrimit të saj në BE dhe i bën thirrje Serbisë që projektligjet të rishqyrtohen në përputhje me rrethanat”, tha zëdhënësja Massrali në një përgjigje me shkrim dërguar mediave.

Massrali nënvizoi gjithashtu se projektligji i propozuar bie ndesh me përkushtimin e ritheksuar të Serbisë së fundmi sa i përket dialogut.

Ajo i ka rikujtuar Beogradit zyrtar se që nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, Kosova dhe Serbia kanë obligime të qarta në lidhje me juridiksionin e tyre përkatës.

/rtsh.al/