RTSH 24 Live

Kulturë

“Akademia Kumi” çel një ekspozitë me punimet e 40 studentëve në Muzeun Historik

19/05/2023

“Akademia Kumi” çel një ekspozitë me punimet e 40 studentëve në Muzeun Historik

Në fund të rrugëtimit disa javor, me trajnime profesionale në artin e fotografisë, "Akademia e Fotografisë Kumi" organizoi çeljen e ekspozitës "Fotografia pasion e profesion", në të cilën merrnin pjesë rreth 40 studentë, të cilët përfaqësohen me punimet e tyre më të mira.

Ky vit përkon me 10-vjeçarin e krijimit të Akademisë Kumi e para akademi që ofron trajnimin profesional për fotografët e rinj, ka si qëllim motivimin dhe zbulimin e fotografëve të rinj.

Ideatori dhe themeluesi i saj është Artisti i Merituar, Z. Petrit Kumi, tek i cili duket se pasioni për fotografinë nuk vdes kurrë, pasi edhe sot e kësaj dite, merret me studime të vazhdueshme mbi teknikat më të reja të fotografimit, duke ia referuar më pas studentëve të tij.

Semiljana Reçi, është një nga studentet e këtij viti akademik, e cila është paraqitur në këtë ekspozitë me 2 punime.

Ajo shprehet se nuk mjafton vetëm pasioni për të qenë një fotografe e suksesshme, por duhet edhe një kurs i mirëfilltë fotografie.

/rtsh.al/