RTSH 24 Live

Kulturë

“Ahengu shkodran”, këngë dhe histori - Edicioni i 12-të erdhi si gërshetim i traditës me të renë

01/10/2024

“Ahengu shkodran”, këngë dhe histori - Edicioni i 12-të erdhi si gërshetim i traditës me të renë

Në Muzeun Historik të Shkodrës, aty ku është kthyer në traditë, “Ahengu Shkodran” zhvilloi edicionin e tij të 12-të. Grupi “Karajfilat që ka Shkodra” shoqëroi solistët gjatë interpretimeve të tyre para publikut me këngët e bukura shkodrane.

Artistja e mirënjohur Mukades Çanga dhe kryeashiku i ahengut, Agim Molla ishin artistët që sollën atmosferë për të pranishmit.

Kënga popullore është një nga simbolet e Shkodrës, u shpreh në përfundim të kësaj nate, udhëheqësi artistik Bardhyl Hysa.

Me entuziasmin që i karakterizon, disa nga artistët e rinj thonë se ndihen me fat që janë trashëgimtarë të këngës shkodrane.

Edicioni i 12-të i Ahengut Shkodran erdhi i organizuar nga Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” nën kujdesin e Bashkisë Shkodër. Ai do të përcillet i plotë në rrjetin e RTSH në ditët e ardhshme.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/