Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, do të udhëtojë këtë të premte (10 janar) drejt Kosovës, ku do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani.
Sikurse bën me dije Departamenti i Shtetit, Verma do të ketë në fokus të takimeve që do të zhvillojë, diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike.
Ndërkaq, mbështetja e Kosovës ndaj Ukrainës dhe ndihma e vendit për afganët në nevojë do të jenë gjithashtu disa prejt temave që do të diskutojë zyrtari i lartë amerikan në takimet që do të mbajë në vizitën zyrtare në Prishtinë.
/rtsh.al/