Partitë politike në Kosovë nga dita e nesërme (11 janar) nisin zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, kur përmes platformave të tyre do të bindin qytetarët e vendit për t’i votuar.
Në Prizren, pjesa më e madhe e banorëve shprehen se do të marrin pjesë ditën e votimit, të cilët parashtrojnë disa shqetësime me në fokus rritjen ekonomike.
"Kemi shumë kërkesa, por gjendja ekonomike, pensionistët. / Presim më mirë: rroga të mira, shtet të mirë. / Ndryshime duhen pasur se 38 vjet punë dhe 180 euro e marr rrogën. Gjërat janë më të shtrenjta," shprehen disa qytetarë.
Shtetasit që jetojnë jashtë Kosovës kanë filluar të votojnë përmes postës. Ky proces do t’u japë kohë atyre deri më 8 shkurt.
Gjithsej 2 milionë e 75 mijë e 868 votues do të kenë të drejtë vote në këto zgjedhje sipas të dhënave të KQZ-së.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote vetëm në Kosovë është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.
Gazetar: Dashmir Shehu
/rtsh.al/