RTSH 24 Live

Politikë

Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vjetorin e SPAK

5 orë para

Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri për 5-vjetorin e SPAK

Zëvendësndihmëssekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof ka ardhur mbërritur pasditen e së mërkurës në Tiranë dhe pritet që të enjten të marrë pjesë në 5-vjetorin e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion (SPAK).

Pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në detyrën e zëvendësndihmëssekretarit për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof bën vizitën e parë në Shqipëri.

Kasanof fillimisht, pas mbërritjes në Shqipëri, në vizitën e parë si zyrtar i lartë amerikan, si pasardhës i Gabriel Eksobar, u ndal në selinë e Delegacionit të Bashkimit Europian, ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.

/ rtsh.al /