Gazetari Poli Hoxha ka treguar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se si mund të çahet dyshja Berisha-Rama në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit të vitit të ardhshëm.
Hoxha tha se dyshja Rama dhe Berisha janë bashkë pasi i bashkojnë shumë çështje mes tyre.
Ai theksoi se vota kundër ndaj Berishës dhe Ramës është e vetmja mënyrë për t’i rrëzuar nga pushteti.
“Duke ditur që Rama dhe Berisha janë bashkë, këta janë bashkë për hallin e njëri-tjetrit, janë bashkë nga halli i SPAK-ut dhe mbi të gjitha janë bashkë 34 vjet njëri, dhe 26 tjetri, të dy u shkojnë shqiptare në shtëpi 60 vjet.
Ky 20 përqindësh i cili patjetër ka këto pengesa që sapo i thamë të Kodit Zgjedhor, është tregues për herë të parë që qytetarët shqiptarë janë të gatshëm të hedhin një votë kundër kësaj dysheje.
Sepse e kanë kuptuar që voto Edi Ramën, mban Sali Berishën, voto Sali Berishën të blindon Edi Ramën. Kjo votë kundër ty të ka ndodhur në vitin 2013, 1 milionë shuplakat nuk ishin për Edi Ramën, por ishin anti Berishë.
Sado i ndyrë të jetë ky Kodi Zgjedhor që kanë bërë këta të dy, kjo edhe çahet, nëse 20 për qindëshi të shkojë 40 % vërtet nuk i rrëzojnë Ramën dhe Berishën, por ama të krijojnë një pykë në Parlament”, u shpreh gazetari Hoxha.
/rtsh.al/