RTSH 24 Live

Greqi

Zogaj: Vetoja e Greqisë për Shqipërinë, një akt thellësisht jo miqësor, antidemokratik |"3D" në RTSH

08/12/2023

Zogaj: Vetoja e Greqisë për Shqipërinë, një akt thellësisht jo miqësor, antidemokratik |"3D" në RTSH

Analisti i njohur Preç Zogaj, i ftuar në emisionin 3D në RTSH të Alban Dudushit, e konsideroi veton e Greqisë për Shqipërinë, një akt thellësisht jo miqësor e antidemokratik.

"Procesi i integrimit të Shqipërisë në Evropë prej vitesh, gjithnjë e ka marrë zvarrë vullnetin e Greqisë. Ata gjithnjë kanë dashur të nxjerrin përfitime në marrëdhëniet dypalëshe duke shfrytëzuar aspiratën e Shqipërisë për të qenë pjesë e BE" tha zoti Zogaj.

Por sipas tij Greqia nuk e ka çuar hapin deri atje sa të bëhet pengesë për hapin e rradhës. Zogaj ka shpresë se Greqia nuk do ta hedhi një hap të tillë.

"Mendoj se ka mbetur në një hap sedre" tha analisti shqiptar. "Grekët duhet të besojnë tek shteti i së drejtës, duhet të besojnë tek drejtësia shqiptare. Kam shpresë dhe bindje se drejtësia shqiptare në fund do ta trajtojë çështjen Bejleri konform ligjit pa asnjë tendenciozitet" tha analisti Preç Zogaj, i ftuar n emisionin '3D' në RTSH të Alban Dudushit. 

/ rtsh.al /