Një zjarr ra paraditen e së hënës në një nga pallatet e zonës së “Komunës së Parisit” në kryeqytet.
Flakët u shfaqën në katin e katërt, ku ka dyshime se shkak u bë një shkëndijë elektrike në paketën e energjisë te njëra nga zyrat e këtij kati.
Autoritetet e Shërbimit Zjarrfikës fillimisht evakuuan banorët, ndërsa më pas ndërhynë për të vënë nën kontroll flakët.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/