RTSH 24 Live

Aktualitet

Zjarr në një fabrikë bojrash në Maminas, Balla dhe forca të shumta zjarrfikëse e policie në vendngjarje

24/09/2023

Zjarr në një fabrikë bojrash në Maminas, Balla dhe forca të shumta zjarrfikëse e policie në vendngjarje

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një fabrikë bojrash, në  autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasit.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në vendin e ngjarjes pak minuta më parë ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm, Taluant Balla.

Mësohet se në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës.

Fatmirësisht nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/