RTSH 24 Live

Aktualitet

Ndikimi i borës në bujqësi, specialistët: Efekte pozitive në rritjen e bimëve

5 orë para

Ndikimi i borës në bujqësi, specialistët: Efekte pozitive në rritjen e bimëve

Reshjet e borës sollën efektet e tyre edhe në fushën e bujqësisë. Specialisti Arben Hysolli bën me dije se këto reshje ndikojnë pozitivisht për krijimin e lagështisë në tokë dhe për mbrojtjen e bimëve të arrave.

“Sjell anë pozitive në drithëra pasi shtresa e saj i mbron nga temperaturat e ulëta apo dhe nga erërat e acarta. Po ashtu edhe në plotësimin e rezervave hidrike të tokës, plotësimin e ujë mbledhësave që do të shërbejë në pranverën e ardhshme, për ujitjen e kulturave bujqësore”, tha Hysolli.

Hysolli këshillon fermerët që në këtë periudhë, të tregojnë kujdes për miun e arrave.

Sa i takon pemëtoreve, në këtë fazë ato janë në gjendje qetësia ndaj këto reshje bore nuk ndikojnë në dëmtimin e tyre apo dhe të prodhimit që pritet për këtë vit.

/rtsh.al/