RTSH 24 Live

Aktualitet

Zjarr në një apartament në Astir, gruaja hidhet nga ballkoni për t’u shpëtuar flakëve, vdes në spital

16/10/2021

Zjarr në një apartament në Astir, gruaja hidhet nga ballkoni për t’u shpëtuar flakëve, vdes në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Astir, pasi një apartament është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, një grua, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur, është hedhur nga lartësia e apartamentit për t’u shpëtuar flakëve, por ka mbetur e plagosur rëndë e më pas ka ndërruar jetë në spital. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit. Viktima është e moshës 63 vjeçe.