RTSH 24 Live

Sociale

Zhvillimi i turizmit malor në Pukë, kreu i bashkisë flet për projektet lokale

09/10/2024

Zhvillimi i turizmit malor në Pukë, kreu i bashkisë flet për projektet lokale

Puka është një ndër zonat turistike të pashfrytëzuara në Shqipëri. Për këtë arsye fokusi i pushtetit vendor është zhvillimi i turizmit malor si një mundësi e mirë edhe për ekonominë e kësaj zone. Kryebashkaku Rrok Dodaj e cilëson këtë vit të suksesshëm në turizëm.

Për arritjen e këtyre ambicieve dhe kthimit të Pukës në një atraksion turistik, Dodaj tha se duhen dhe shumë investime të cilat shpreson ti realizojë përmes bashkëpunimit me qeverinë.

Puka mund të konsiderohet tashmë si një prej destinacioneve të turizmit Shqiptar. Ajo çfarë mbetet domosdoshmëri është shtimi i njësive akomoduese.

Gazetar:M. Rakaj 

/RTSH/