RTSH 24 Live

Botë

Zgjedhjet në Turqi/ Numërohen 90% të votave, Erdogan udhëheq garën

28/05/2023

Zgjedhjet në Turqi/ Numërohen 90% të votave, Erdogan udhëheq garën

Presidenti aktual i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan udhëheq garën në zgjedhjet presidenciale të Turqisë, kur deri më tani janë numëruar më shumë se 90% të votave nga balotazhi i ditës së sotme.

Rexhep Tajip Erdogan udhëheq garën me një epërsi të lehtë ndaj kandidatit të opozitës Kemal Kilicdaroglu. Erdogan udhëheq me një rezultat të ngushtë ndaj Kemal Kilicdaroglu në raportin 52.61% me 47.39%.

Rezultatet e minutave të fundit në zgjedhjet presidenciale në Turqi:

Vota të numëruara: 91.55%

Erdogan: 52.61%

Kilicdaroglu: 47.39%

Shkalla e pjesëmarrjes: 85.41%

Shifrat e publikuara nga Anadolu  Agency janë jozyrtare, transmeton CNN.  Ndërsa rezultati zyrtar i zgjedhjeve do të publikohet nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë.

/rtsh.al/