RTSH 24 Live

Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë - KQZ sot miraton përmbajtjen e fletës së votimit për 9 shkurtin

08/01/2025

Zgjedhjet në Kosovë - KQZ sot miraton përmbajtjen e fletës së votimit për 9 shkurtin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë pritet të miratojë sot përmbajtjen e fletës së votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

Sipas shortit, Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë numrin 118, Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 131, Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 124, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me partnerët e koalicionit mbajnë numrin 137, Koalicioni për Familjen do ta ketë numrin 129 në fletëvotim, ndërsa Lista Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë 112.

Ndërkohë më 9 janar nis procesi i votimit nga jashtë Kosovës për zgjedhësit e regjistruar për të votuar përmes postës. Ky proces do të zgjasë 31 ditë, ndërsa numri i personave që janë regjistruar për votim nga jashtë vendit është rreth 105 mijë votues.

Numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, është mbi 2 milionë e 75 mijë persona. Zgjedhjet e 9 shkurtit janë të parat zgjedhje të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

/rtsh.al/