RTSH 24 Live

Botë

Zelensky e quan inaugurimin e Trump një ditë ndryshimi dhe shprese

20/01/2025

Zelensky e quan inaugurimin e Trump një ditë ndryshimi dhe shprese

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e përshkroi të hënën inaugurimin e Donald Trump si një ditë ndryshimi dhe shprese për “zgjidhjen e shumë problemeve, përfshirë sfidat globale”.

Ai vlerësoi "politikën e paqes përmes forcës" të Trump, duke thënë se ajo ofron një mundësi për të arritur "një paqe afatgjatë dhe të drejtë".

“Ky shekull është duke u formësuar tani dhe ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të siguruar që ai të jetë një shekull i madh dhe i suksesshëm për demokracitë, jo për ata që duan që ne të dështojmë… Ne jemi më të fortë së bashku dhe mund të ofrojmë siguri, stabilitet më të madh, dhe rritje ekonomike për botën dhe dy kombet tona.” tha Zelensky.

Zelensky është përpjekur të bind Trump të vazhdojë ndihmën ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, ndërsa ajo mbron vendin nga pushtimi i Rusisë.

/rtsh.al/