RTSH 24 Live

Kosovë

Zeka: Kurti është futur në fushatë elektorale. Ai s'ka për ta bërë kurrë Asociacionin

09/02/2024

Zeka: Kurti është futur në fushatë elektorale. Ai s'ka për ta bërë kurrë Asociacionin

Analisti Milaim Zeka, i ftuar në emisionin “3D” të drejtuar nga gazetari dhe moderatori Alban Dudushi ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se ai kurrën e kurrës nuk e bënë Asociacionin e komunave serbe.

Sepse sikurse e thotë analisti Zeka, ky është çelësi i gjithë problemeve që ka sot Kosova.

Në këtë kuadër, ai duke analizuar sjelljet politike të Albin Kurtit, tha se ai është futur në fushatë elektorale dhe gjithçka e bënë në funksion të këtij qëllimi.

“Albin Kurti është futur në fushatë elektorale. Ai ka vetëm një problem me bashkësinë ndërkombëtare. Kurti kurrën e kurrës nuk e bënë Asociacionin e komunave serbe. Krejt çelësi i zgjedhjes së problemeve të Kosovës është formimi apo mos formimi i Asociacionit., dhe Albini nuk e bënë”, theksoi ai. 

Gjithashtu analisti Melaim Zeka nuk ka lënë pa shigjetuar dhe ambasadorët në Kosovë, që sikurse tha ai, ndryshe deklarojnë kur takojnë kryeministrin Kurti, dhe ndryshe deklarojnë në media.

“Hipokrizia e vendeve perëndimore të ambasadorëve të  vendeve të QUINT-it,  ka dal lakuriq këto muajt e fundit. Ndryshe thotë ambasadori gjerman kur takohet në rezidencën e tij me Albin Kurtin, dhe ndryshe thotë para gazetarëve”, deklaroi ai.