Dy anëtarë të tjerë të familjes së Kim Jong-un janë zbuluar për syrin e publikut, duke ngritur dyshime se njëri prej tyre do të jetë pasardhësi i tij si lider suprem i Koresë së Veriut.
Të fotografuar në një festë të Vitit të Ri në Phenian, mbesa dhe nipi i Kim Jong-un dolën në sy të publikut ndërsa ecnin dorë për dore nëpër qytet me nënën e tyre, Kim Yo-jong.
Vetë vajza e Kim Jong-un, Kim Ju-ae, e ka shoqëruar tashmë babanë e saj në ngjarje publike gjatë viteve të fundit, duke iu bashkuar atij për herë të parë në një inspektim të një lëshimi të madh rakete balistike ndërkontinentale në vitin 2022.
Por Koreja e Veriut patriarkale nuk ka pasur kurrë një udhëheqëse femër, dhe tani ekspertët po pyesin nëse nipi - i vetmi mashkull i njohur i brezit të tij - mund të jetë trashëgimtari i vërtetë.
Mediat prej kohësh kanë përfolur se Kim Jong-un ka tre fëmijë dhe më i madhi është djalë, i cili nuk është bërë kurrë publik për syrin e botës.
Madden – një anëtar i Qendrës Stimson në Uashington DC – tha se Pheniani po i dërgonte gjithashtu një mesazh presidentit të ardhshëm të SHBA, Donald Trump .
Ai tha: “Në vitin 2018, Kim Jong-un i tha ish-presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, se ai ishte bashkëshort dhe baba dhe nuk do të bënte asgjë për të sjellë shkatërrim bërthamor në gadishullin Korean.
/rtsh.al/