RTSH 24 Live

Kosovë

Zaimi: Serbia nuk ka për ta firmosur marrëveshjen! Çipa: Është për të evituar konfliktin

13/11/2023

Zaimi: Serbia nuk ka për ta firmosur marrëveshjen! Çipa: Është për të evituar konfliktin

Komuniteti ndërkombëtar ka rritur presionin ndaj kryeministrit Albin Kurti që Kosova të bëjë ujdi për marrëveshjen rreth krijimit të një entiteti të komunave me shumicë serbe.

Gerta Zaimi, kryeredaktorja e "Albanian Post" e ftuar në emisionin "3D" në RTSH 1, tha se nuk e sheh me shumë optimizëm situatën që po vjen.

"Nënshkrim nuk ka për të pasur. Nuk mendoj që pala serbe do të nënshkruajë. Do thuhet që kjo është e pranuar siç e ka pranuar, në mënyrë verbale," tha znj. Zaimi.

Analisti Aleksandër Çipa pranoi se ka një shtysë ndërkombëtare për Asociacionin.

"E vetmja gjë që të evitohet konflikti, sepse kjo është. Nëse e keni vënë re, kryeministri Kurti dhe gjithë qeveria e Kosovës potencon faktin që ende Serbia nuk ka kërkuar ndjesë për Banjskën dhe kjo është loja," shtoi z. Çipa.

/rtsh.al/