RTSH 24 Live

Kosovë

Zaimi: Kurti, arrogant dhe fodull. Qasja e tij nacionaliste, nuk foli për UÇK-në

01/04/2024

Zaimi: Kurti, arrogant dhe fodull. Qasja e tij nacionaliste, nuk foli për UÇK-në

Kryeredaktorja e  “Albanian Post”, Gerta Zaimi ka shprehur rezerva ndaj qëndrimeve dhe qasjeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. E ftuar në emisionin “3D nga Alban Dudushi”, Zaimi tha se në intervista, Kurti shfaq qasje nacionaliste dhe se shmang të flasë për ato që UÇK-ka bërë për vendin.

Sipas saj, Kurti hiqet sikur është në ndihmë të pakicave serbe, por radikalizimi i pakicave serbë në bashkitë ku janë shumicë serbët është bërë akoma më i madh.

Në intervistë shoh një Albin Kurti arrogant, qasja e tij  nuk më pëlqen, që kur flet flet për ndërhyrjen e NATO-s ku thotë se kjo e fundit bëri sulmin ndaj ish- Jugosllavisë, ku kosovarët janë viktima dhe kjo është e qartë. I mungojnë totalisht fjalët gjatë gjithë intervistës së tij. Nëse do ta lexonte dikush që e sheh me sy e një pakice brenda Kosovës, Kurti  është në diskurs në një intervistë shumë nacionaliste sepse flet shumë pak për Republikën e Kosovës dhe flet më tepër për kombin shqiptar. Hiqet sikur është në ndihmë të pakicave serbe, por që në momentin që është kryeministër në Kosovë, radikalizimi i serbëve në pakicat në bashkitë ku janë shumicë serbët është bërë akoma më i madh.

Nuk më pëlqen qasja e Kurtit në këtë drejtim, ka një fodullëk dhe një arrogancë të jashtëzakonshme sikur është më i miri dhe i di të gjitha mekanizmat. Fakti që nuk e përmend fare atë që bëri UÇK-ja bashkë me NATO-n por përmend vetëm që ka qenë i burgosur politik", tha Zaimi.

/rtsh.al/