RTSH 24 Live

Rajon

Vuçiç me ambasadorët, në takimin e mbajtur në Beograd u diskutua situata politike në Kosovë

27/03/2024

Vuçiç me ambasadorët, në takimin e mbajtur në Beograd u diskutua situata politike në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç mbajti një takim në Beograd me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë si dhe shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian. Temë e bisedës ishte situata politike në Kosovë. Pas takimit, presidenti Vuçiç shkroi në rrjetin Instagram se me 6 diplomatët perëndimorë zhvilloi një bisedë të gjatë dhe të hapur.

I pranishëm në takim ishte edhe ashtuquajturi drejtoi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Petar Petkoviç. Në 10 ditët e fundit në Bruksel janë mbajtur dy takime mes kryenegociatorëve të dialogut Kosovë-Serbi që kishin si qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e dinarit serb. Në asnjë prej takimeve nuk u arrit asnjë marrëveshje mes palëve.

Një raund i ri dialogu pritet të zhvillohet më 4 prill. Data 31 janar ishte hera e fundit që presidenti serb zhvilloi një takim me ambasadorët e 5 vendeve Perëndimore. Në atë kohë temë diskutimi ishte rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ka vendosur që në territorin e vendit të përdoret vetëm euroja për transaksionet financiare.  

Gazetare: V. Zharri

/RTSH/